Interi fiton derbin me Milanin, Marcus Thuram i thotë 'po' Inzaghit

24 Qershor 2023, 14:21

Nënshkrimi i kontratës ende mungon, por tashmë nuk ka më dyshime. Marcus Thuram do të jetë lojtar i ri i Interit dhe në skuadrën e Inzaghit do të zërë vendin e Edin Dzekos, i cili u transferua te Fenerbahçe .

Një objektiv i vjetër i sesioneve të merkatos së transfertave, Interi arriti të rivendoste marrëdhëniet, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me agjentët e lojtarit dhe duke arritur t'i merrte objektivin Milanit që priste një përgjigje nga ish-lojtari i Borussia Mönchengladbach.