Interi gjysmëfinalist i Kupës, Inzaghi: Treguam se jemi skuadër e madhe, Skriniar-in s'e grumbullova për arsye presioni

1 Shkurt 2023, 15:22

Mbrojtësi Darmian, i cili zuri vendin e Skriniar, është kthyer në hero te Interi. Falë golit të tij zikaltërit kanë eliminuar Atalantën dhe janë kualifikuar në gjysmëfinale. Trajneri Inzaghi pas ndeshjes tha se ‘Interi bëri një ndeshje spektakolare prej një skuadre të madhe’.