Interi lë me 'pasoja' Milanin, kuqezinjtë ngecin edhe në Champions League! Fitojnë Barcelona, City dhe PSG! Enea Jorgji arbitër kryesor

20 Shtator 2023, 10:54

Liga e Kampioneve nisi sezonin e ri me ndeshjet e raundit të parë. Duke filluar nga ora 18:45. Milani barazoi 0-0 kundër Newcastle në "San Siro" për grupin F, ndërsa Young Boys humbi 1-3 kundër RB Leipzig për ndeshjen e grupit G. Në Zvicër arbitrat ishin nga Shqipëria, me kryesor Enea Jorgjin. Në orën 21:00 u luajtën gjashtë ndeshje. Te fitorja dolën Barcelona, Man. City, Feyenoord, PSG dhe Porto.