Interi 'likuidon' Napolin me tre gola dhe rimerr kreun e Serie A!

4 Dhjetor 2023, 14:47 | Përditesimi i fundit: 2023-12-04 14:47:34

Serie A e futbollit zhvilloi këtë të dielë pesë nga ndeshjet e javës së 14-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, ku Lecce barazoi 1-1 me Bolognan. Në 15:00 u zhvilluan edhe dy sfida të tjera. Fiorentina fitoi 3-0 kundër Salernitanës, teksa Udinese barazoi 3-3 ndaj Veronës. Roma mori tri pikë 1-2 me Sassuolon, ndërkohë që Interi mundi 0-3 Napolin në "Maradona" dhe u rikthye në krye të renditjes.