Interi ngre kokë në Champions, Milani humbet edhe ndeshjen e tretë, Liverpool e Ajax me pikë të plota fitojnë edhe Real, City e PSG

20 Tetor 2021, 11:27

Interi ngre kokë në Champions League duke siguruar fitoren e parë. Zikaltërit triumfuan  3-1 ndaj Sherif ndërsa Milani pësoi humbjen e tretë radhazi. Kuqezinjtë u mundën 1-0 nga Porto. Fituan ndërkaq Real Madrid, PSG e Siti.