Interi përmbys 3-2 Monzën dhe shkëputet në krye të Serie A

8 Mars 2025, 22:47 | Përditesimi: 8 Mars 2025, 22:47

Në "Giuseppe Meazza" Interi fitoi 3-2 me përmbysje kundër Monzës. Paçka se në vendin e fundit të Serie A, miqtë e Nestës ia dolën të befasonin zikaltërit në pjesën e parë. Birindelli dhe një ish si Keita Balde shënuan për Monzën, para se Arnautovic të shkurtonte rezultatin për 1-2 në limitet e pjesës së parë.

E.H/Shqiptarja.com