Interi tri pikë me vuajtje, mund 1-2 Atalantën për kreun e Serie A! Napoli fiton 0-2 në transfertë, Milani humbet në shtëpi

5 Nëntor 2023, 12:12

Serie A e futbollit në Itali është në javën e 11-të. Këtë të shtunë në program ishin tre duele, ndërsa gjithçka nisi në 15:00 me fitoren 0-2 të Napolit në transfertë kundër Salernitanës. Në 18:00 Atalanta humbi 1-2 me Interin dhe në 20:45 Milani humbi 0-1 me Udinesen.