Intervista e plotë/ Nga bastet sportive te sportistët e huaj, Fidel Ylli: Kosova i merr medaljet se ka mbështetje nga shteti

26 Shtator 2021, 13:39

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë Fidel Ylli thotë se nuk ka asnjë strategji për afrimin e sportistëve të huaj pavarësisht se së fundmi dy rus janë bërë pjesë e mundjes.

Komiteti Olimpik Kombëtar gjithmonë ka patur pretendime që nuk mbështetej nga shteti, por Fidel Ylli është shumë optimist se situata do të ndryshojë.