Investigimi/ Si u zhdukën 2.1 milionë dollarë të FIFA-s për klubet shqiptare

20 Janar 2022, 14:41

TIRANË- Miliona nga ndër kombëtarët për klubet shqiptare, federata si pikë transiti dhe parà që pastaj nuk mbërrijnë në destinacion. Për fat të keq, duket si një histori e cila përsëritet në vazhdimësi në vendin tonë, ku fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare, çuditërisht, devijojnë apo zhduken rrugës.

Ka ndodhur më parë me fondin e solidaritetit të UEFA-s që kishte destinacion futbollin e moshave dhe duket se historia po përsëritet me fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit.