Investime në Kukës, ndryshon pamja e tre lagjeve në qytet

2 Gusht 2021, 19:00

Në Kukës po punohet për rikualifikimin urban të tre lagjeve të qytetit, ku po asfaltohen rrugët, lulishtet dhe fasadat e pallateve. Fondi 400 milionë lekë është bashkëfinancim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkisë së Kukësit.

"Sot kanë vazhduar punimet e asfaltimit dhe brenda kësaj jave pritet të përfundojë asfaltimi në lagjet nr 4 dhe 5.  Ne me këtë rast gjemë momentin t'u kërkojmë qytetarëve që të na mirëkuptojnë pasi kemi patur dhe problematika në lidhje me automjetet që parkojnë nëpër qendrat e banimit nga ana e qytetarëve. Gjatë kësaj jave do të vazhdoje edhe vendosja e ndriçuesve të bllokut të lagjes 4 dhe 5. pjesa e këtij blloku, bashkë me ndriçim brenda 10 ditëve besoj se do të përfundojnë punimet", tha Drejtori i Urbanizmit, Andrit Shehu.