Inxhinierja 70-vjeçare që “sfidon” me elegancë të gjitha blogger-et e modës

3 Dhjetor 2021, 12:25

Eliana Mitro është inxhinierja 70-vjecare e cila që në moshë të re është tërhequr nga e bukura, duke bërë që edhe në moshën e tretë ajo të vazhdojë të jetë një grua plot stil, aq sa profili I saj në rrjetet sociale I ngjason një blogge-reje mode. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ajo rrëfen për dashurinë e saj për modën përpos profesionit si inxhiniere ndërtimi.