Irani ekzekuton ish zv.ministrin e Mbrojtjes britaniko-iranian! U dënua me vdekje pasi u akuzua si spiun! Sunak: I tmerruar

14 Janar 2023, 14:18

Alireza Akbari, ish zv.ministri i Mbrojtes është ekzekutuar pasi u dënua me vdekje me akuzën e spiunimit për Britaninë, raportojnë mediat në Iran. Dënimi me vdekje i Akbarit me shtetësi britaniko-iraniane u shpall vetëm pak ditë më parë, më 11 janar, pasi ai u dënua për spiunazh për Mbretërinë e Bashkuar.