Ironia e pronarit të lokalit: Policët më vijnë 5 herë në ditë për kontoll , të marrin elektrik s'ua ndez dritë, edhe një shtupë të lajnë vendin se s'kam punëtorë

16 Korrik 2021, 12:32

Pronarët e lokaleve në Kamëz kanë dalë sot në protestë përpara godinës së Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar heqjen e orës policore. Për mikrofonin e Report Tv, pronarët shprehen se po diskriminohen sepse vetëm në Kamëz nuk i lejojnë të bëjnë asnjë dasmë. Sipas tyre në qytetet e tjera si në Tiranë e Shkodër, Policia i lejon lokalet të punojnë ndërsa në Kamëz ata bëjnë kontrolle të herëpashershme.