Ish infermierja i bashkohet protestës së studentëve: Erdha kastile për t’i mbështetur

11 Tetor 2023, 13:09

Një infermiere e cila ka dalë në pension, Natasha Ismaili u është bashkuar sot protestës së studentëve.

‘Unë kam punuar infermiere në kohën time dhe e di sesa e rëndësishme është mjekësia. Erdha kastile për t’i mbështetur. Këta janë studentët më të mirë në Shqipëri se kot nuk janë futur në mjekësi. Qeveria nuk e dinë se këta duan të rrinë nuk duan të ikin, nëse kanë mundësi këtu pse do ikin?

Unë do vdes në duart e këtyre se besoj aty aty nja 4-5 vjet do jetoj.’- tha infermierja