Ish komandanti i UÇK: Protesta e sotme në Kosovë ia arriti qëllimit! Edhe nesër do ketë tubim në Hagë për vendosje drejtësie

2 Prill 2023, 16:52

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha thotë se qytetarët ia kanë arritur qëllimit me pjesëmarrjen masive në Kosovë për krerët e UCK që dalin nesër para gjykatës së Hagës. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se i njëjti tubim do të mbahet edhe nesër në Hagë.

“Protesta e sotme ia ka arritur qëllimit, bazuar në pjesëmarrjen masive të qytetarëve është treguar se ende luftojnë për drejtësi dhe kanë mbështetje për të vendosur drejtësi për personalitetet që kanë drejtuar luftën. Dita e sotme ka dëshmuar se shqiptarët mbështesin drejtësinë dhe kjo dalje s’ka qenë kundërshtim për gjykatën si organizëm por vetëm për çështjen e drejtësisë.