Ish konkurent i Big Brother/ Ja cili është një prej të arrestuarve të 'Tempulli 4'! Punonte si menaxher lokali nate në 'bllok', shpërndante kokainë për klientët VIP

16 Shtator, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2024-09-16 14:52:10

Një nga të arrestuarit e operacionit "Tempulli 4" është Armand Haderllari, i cili vite më parë ka qenë pjesëmarrës në Big Brother Albania. Haderllari punonte si menaxher në një prej lokaleve të ish-bllokut, ku ndër të tjera bënte dhe detyrën e shpërndarjes së kokainës për klientët e lokalit të natës.