Ish-deputeti Azgan Haklaj: Rusia tentoi eliminimin e Lulzim Bashës gjatë ‘Çadrës’

1 Shkurt, 18:51

Në prill të 2017, Lulzim Basha filloi t’i druhej një atentati ndërsa për të u caktua një shtim i efektivëve të Gardës që merrej me ruajtjen e tij. Sot në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ish-deputeti Azgan Haklaj tha se atentatin për eliminimin fizik të Bashën e kishte organizuar Rusia me qëllim destabilizimin e Shqipërisë.