Ish-deputeti i PD-së në Repolitix: Berisha duhet t'i dorëzonte firmat tek Gazment Bardhi, i futën në kasafortë që të shtojnë numrin! Kuvendi se shkarkon dot Bashën

10 Nëntor 2021, 22:08 | Përditesimi i fundit: 2021-11-10 22:10:04

Sali Berisha nuk ka arritur që të mbledh dot firmat e 1/4 se delegatëve të Partisë Demokratike. Në këtë përfundim del ish-deputeti i PD-së dhe ish kryetari i PD-së për Tropojën Azgan Haklaj, i cili tha në emisionin Repolitix në Report Tv, se ai mund të ketë mbledhur vetëm firma anëtarësh, por jo të deleguarve. Haklaj tha se mbledhja e firmave nga ana e Berishës nuk është legale, pasi nëse do të ishte legale do të dilnin kryetarët e degëve në rrethe dhe t'i raportonin. Më tej Haklaj tha se kuvendi se shkarkon dot Bashën, pasi është votuar me votën 1 anëtare një votë