Ishin mbledhur për të marrë ndihma për Ramazanin, 78 të vrarë në Jemen

20 Prill 2023, 15:44

Të paktën 78 persona janë vrarë në një përplasje në një shkollë në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, ku qindra njerëz u mblodhën për të marrë ndihma për muajin e Ramazanit. Ndërkohë, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa 13 janë në gjendje kritike për jetën.