Ishin në makinë, tentohet të vidhet një çift në Korçë! Ngjarja në periferi të qytetit

28 Qershor 2021, 07:10 | Përditesimi: 28 Qershor 2021, 07:10

Tentohet të vidhet një çift teksa ishin në makinë në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve në Korçë

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një zonë periferike dhe të pandriçuar. Sipas të dhënave të para mësohet se makina me targa AB 426 CF ka qenë e ndaluar kur një person iu është afruar ndërsa drejtuesi i mjetit, ka dalë e ka vrapuar për t’u larguar ndërsa ka lajmëruar edhe policinë.

KT/Shqiptarja.com