Ishin të dehur dhe pa patentë, arrestohen 11 shoferë! Gjobiten 1734 drejtues mjetesh

18 Korrik 2021, 17:07 | Përditesimi: 18 Korrik 2021, 17:07

11 shoferë janë arrestuar nga policia, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu policia ka pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 30 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Sakaq janë gjobitur 1734 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

‘Mos shpejtoni e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, tregoni kujdes të shtuar pasi ka prezencë të lagështirës në rrugë, në zona të caktuara edhe reshje të dendura shiu, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini të sigurt në destinacion

LR/Shqiptarja.com