Ish-kamp burgu i Spaçit, debati në prezantimin e Planit të Menaxhimit: Pse Muzeu në autostradë?! Hartuesit: Kështu ndodh edhe jashtë shtetit!

2 Maj, 16:53 | Përditesimi i fundit: 2024-05-02 16:56:00

Pronësia e ish-kamp burgut të Spaçit do t’i kalojë Ministrisë së Ekonomisë e Kulturës, ndërsa menaxhimi indirekt një fondacioni të themeluar po nga ajo. Dëgjesa publike e mbajtur për të diskutuar draftplanin e menaxhimit të ish kamp-burgut të Spaçit, u shoqërua me debate për ngritjen e muzeut në autostradë në Mirditë. Autori i projektit të ish kamp burgut, kërkoi ngritjen e tij brenda në Spaç si dhe kthimin e vendit muzeal në origjinal.