Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla paraqitet për herë të parë në Gjykatë

16 Prill 2021, 13:04

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur për herë të parë pranë Gjykatës së Krimeve të rënda, pasi sot pritet që të zhvillohet seanca e mbrojtjes ndaj tij. Ndërkohë një detaj që vihet re, teksa ish-kryeprokurori futet brenda ambienteve të gjykatës, roja tek dera e përshëndet në mënyrë simbolike me një gjest ushtarak.