Ish-ministri i Jashtëm, Starova: Në samitin e Tiranës, Zelensky dha mesazh se edhe rajoni rrezikohet nga konflikti! Duhet forcuar siguria e vendit

29 Shkurt, 18:45

Ish-ministri i Jashtëm, Arjan Starova teksa analizoi samitin e djeshëm për Ukrainën dhe atë të sotmin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, e vuri theksin tek angazhimi i vendit në rritjen e sigurisë së vendit. Në një lidhje skype për Report Tv, Starova tha se Zelensky përcolli mesazhin se rajoni i Ballkanit duhet të përgatitet për një konflikt të mundshëm.