Ish-ministri i mbrojtjes së Kosovës: Shtimi i forcave të NATO-s në veri, mesazh i qartë për Serbinë, të tërhiqet

2 Tetor 2023, 14:59

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni ka komentuar në Report Tv tensionet në veri të Kosovës. Ndërsa NATO ka shtuar forcat e KFOR në veri, Quni thotë se ky është një mesazh i qartë për Serbinë që të heqë dorë nga synimet e saj për ankesimin e Mitrovicës së Veriut.