Ish-nënkryetari i FRPD-së bast publik në Report Tv: Brenda 40 ditësh shkarkohet Lulzim Basha

19 Tetor 2021, 22:49

TIRANË- Lulzim Basha këmbëngul se ai nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, por duket se kundërshtarët e tij janë krejtësisht të palëkundur në nismën e tij për të mbledhur firma, në mbrojtje të Sali Berishës.

Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, të gazetarit Denis Minga, ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, tha se Basha brenda 40 ditëve do të shkarkohet. Këtë e tha me zë me figurë në emision, madje ishte i gatshëm që të vinte edhe një bast publik.