Ish-oficeri i forcave speciale në Afganistan, Denis Deliu në Report TV: Mbështes strehimin e afganëve, bashkëpunuan me ne! Talebanët i kërcënonin me vdekje kur të vinin në pushtet

21 Gusht 2021, 12:20 | Përditesimi: 21 Gusht 2021, 15:49

Për ish-oficerin e forcave speciale të FA, Denis Deliu, i cili ka shërbyer dy misione në Afganistan, marrja e pushtet nga talebanët pas 20 vitesh është e trishtë, pasi aty u derdh gjak dhe u hodhën shumë para që Afganistani të ishte një vend më i mirë larg grupeve terroriste. Në një intervistë për Report Tv, Deliu u shpreh se pritja e afganëve në vendin tonë është gjëja e duhur për të bërë për një popull në nevojë, pasi para disa vitesh ishin shqiptarët si afganët.

KT/Shqiptarja.com