Ish-oficeri i lartë rus rrëfen fakte nga lufta në Ukrainë: Më quajnë tradhtar! Shumë ukrainas janë torturuar! Ushtarët shpesh ishin të uritur

2 Shkurt 2023, 18:55

Tmerret që pa gjatë luftës në Ukrainë e detyruan të tërhiqej  Kostantin Yefremov nga ushtria ruse. Në një rrëfim për BBC ai ka konfirmuar se shumë ukrainas civilë dhe ushtarë janë torturuar dhe kërcënuar me përdhunime për ditë të tëra. Ish oficeri që tashmë Moska e quan tradhtar e dezertor, thotë se në fillim askush nuk besonte se do kishte luftë në Ukrainë.