Ish-shefi i shtabit të FA në Report TV: Sulmi rus ka kaluar në fazën e dytë, Putin nuk po kursehet! Shqiptarët që s’janë trajnuar, të mos bashkohen në luftën e përgjakshme

1 Mars 2022, 14:38

Ish- shefi i shtabit të Forcave të Armatosura dhe deputeti socialist Bardhyl Kollçaku tha në Report Tv se kjo është faza e dytë e sulmit rus ndaj Ukrainës dhe se duke parë rezistencën e tyre nuk po kursen asgjë! Sipas tij ditët në vijim do të jenë edhe më të vështira, duke sjell dëme katastrofale.

“Tani kemi hyrë në fazën e dytë të luftimeve, ushtria ruse po hedh në veprim të gjithë arsenalin e saj, nuk po kursen asgjë, madje edhe raketat që janë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës. Sot në Kharvik pamë një masakër. Nga pjesa ruse ka kaluar në fazën e dytë të përshkallëzimit. Nëse në fillim kujdeseshin të mos vrisnin civil, por tani që shohin rezistencën e ukrainasve po veprojnë. Në ditët në vazhdim mendoj që do të kenë përshkallëzim dhe dëme të pamenduara ndonjëherë.”, u shpreh ai.