Ishte drejt degradimit, Kisha e Kozarës po rimëkëmbet! Monument me peshë, ka afresket e rralla 2-shekullore

6 Nëntor 2023, 13:30

Një nga monumentet më me peshë të artit post-bizantin, e ndërtuar në periudhën otomane, Kisha e Kozarës në Kuçovë po i nënshtrohet restaurimit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndoqi nga afër punimet këtë javë, ndërsa foli edhe për vështirësitë për të mbërritur në zbatimin e projekteve të objekteve të trashëgimisë.