Ishte duke folur në podium, vdes papritur diplomati

10 Gusht 2022, 13:45

Një diplomat saudit ka ndërruar jetë ndërsa fliste në një konferencë ndërkombëtare. Ai kishte marrë fjalën në konferencën arabo-afrikane në Egjipt. Mohammad Fahad al-Qahtani u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante për të “mbështetur arritjet e presidentit egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi” të hënën, më 8 gusht.