Ishte izoluar mëngjesin e sotëm nga forcat zjarrfikëse, riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në malin e Dukatit

25 Korrik 2021, 21:09

Sërish është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Dukatit. Pas izolimit nga forca zjarrfikëse të Vlorës, sërish është ndezur një vatër zjarri, ku siç shihet tymi dhe flaka kanë mbuluar një pjesë të territorit.

Burime bëjnë me dije se zjarri nuk paraqet rrezik për banorët, por vetëm për djegien e kullotave.