Ishte me prindërit për pelegrinazh, 12-vjeçarja bie në humnerë në Përmet por shpëton! Pëson dëmtime në kokë dhe fytyrë

21 Maj 2021, 12:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Përmet të Gjirokastrës, ku një 12 vjeçare ka rënë në humnerë në vendin e quajtur Lip.

Fatmirësisht ka ndodhur një mrekulli pasi e mitura është gjetur e gjallë dhe është nxjerrë nga humnera. Ajo ishte me prindërit dhe të afërmit për pelegrinazh me rastin e ditës së 'Shën Elenës' kur është rrëzuar në humnerë. 12 vjeçarja e bija e një arsimtari ka rrëshqitur si pasojë e një pakujdesie në një moment ekuilibri.