Ishte pjesë e Këshillit kombëtar, artisti largohet nga PD: Hapësirat në parti po ngushtohen, zëri i elitave është minimizuar

20 Korrik 2021, 18:15

TIRANË- Artisti Ardian Isufi, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar nuk u votua përsëri në zgjedhjet e mbajtura në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në 'Studio Live' në Report Tv, Isufi ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga partia opozitare më e madhe në vend. Sipas Isufit hapësirat në PD po ngushtohen duke theksuar se zëri i elitave është minimizuar dhe zëri i personazheve që nuk i thënë më asgjë PD është rritur. Sipas Isufit ky është një moment për tu larguar nga PD në mënyrë që të reflektohet e kështu do jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun për tu bërë dhe një qasje e fortë përballë kësaj partie.