Islandë, shpërthimi i vullkanit tërheq qindra turistë nga e gjithë bota

10 Maj 2021, 10:08

Për më shumë se 50 ditë, shpërthimi vullkanik në Islandë ofron një spektakël të jashtëzakonshëm për të gjithë kureshtarët dhe guximtarët që nuk ngurojnë t'i afrohen për të shijuar spektaklin e rrallë . Periudhat e qetësisë të ndjekura nga gejzera gjigante të lavës, qindra metra të larta, mund të dallohen nga Reikjaviku rreth 40 kilometra larg. Ndërkohë që kureshtarët dhe adhuruesit e saj, nuk kanë nguruar ta shohin atë nga afër. Autoritetet kanë vendosur një rreth sigurie për të ndaluar vëzhguesit kuriozë të goditen nga pjesë të vogla shkëmbinjsh të nxehtë.

Shpërthimi, që së shpejti do të quhet "Fagradalshraun", po tërheq vizitorë nga e gjithë bota, të cilët theksojnë se situata është e papërshkrueshme.Në mbrëmje mund të shihen drita të ndritshme portokalli nga dhjetëra kilometra larg. Shpërthimi, i cili filloi në 19 Mars, është i jashtëzakonshëm në shumë mënyra, pasi kanë kaluar më shumë se tetë shekuj që kur lava e fundit ka rrjedhur në gadishullin Reykjanes dhe gati 6,000 vjet që kur ka pasur një shpërthim.