13 persona shqiptarë dhe kolumbianë kanë përfunduar në pranga të Guardia di Finanza në një operacion të orëve të fundit. Karteli i drogës, i përbërë nga dy banda njëra shqiptare dhe tjetra kolumbiane ishte përgjegjëse për shitjen e lëndëve narkotike në provincën e Katanias.
Në operacionin e Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias, janë sekuestruar 365 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe kokainë.
Në veçanti, organizata e parë, e drejtuar nga dy vëllezër kolumbianë, Ruben Dario Rodriguez Mondragon dhe Julio Cesar "Cheo" Rodriguez Hurtado dhe Hillaris "Hillary" Caceres Palacios dhe Robert Andres "Solìto" Rodriguez Mina, ishin të përfshirë në trafikun e kokainës.
Organizata e dytë kriminale - e promovuar nga Viktor Dalipaj, Petraq "Pietro" TROKA dhe nga Adriano Spina u nda vetë në dy grupe.
Banda shqiptare drejtohej nga Julian “Juli” Hoxhaj dhe Indrit “Endri” Karafili dhe ishte aktive në importin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Shqipëria, të cilat më pas u shiteshin organizatave kriminale që vepronin në Siçili.
Grupi i dytë, i udhëhequr nga Sebastiano “Mishi” LOMBARDO, Salvatore LITTERI dhe Gioeli MUSUMECI, blinin drogë të llojit marijuanë nga grupi i Hoxhaj dhe Karafili, të sipërpërmendur dhe më pas e shisnin përsëri në Katania.
















