Itali, arratisja e luanit nga cirku terrorizon banorët! Kafsha e egër u kap pas 5 orë gjueti

12 Nëntor 2023, 12:03

Një luan u arrastis nga Cirku ‘Rony Roller’ në Ladispoli të Romës ditën e djeshme. Kafsha e egër u shfaq teksa shëtiste nëpër lagjet e banuara dhe u deshën 5 orë gjueti për ta kapur nga policia dhe tre verterinerë të armatosur me pushkë me plumba qetësues. Dalja nga kafazi i luanit Kimba terrorizoi banorët e zonës të cilët u ngujuan në shtëpi.