Itali/ Begaj tur në Kalabri, emocionohet nga gjesti i arbëreshëve, vendoset pllakatë në emër të tij

20 Tetor 2023, 19:50

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot ditën e parë të turit tij në Kalabri. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbershe me emrin Puheri.