Itali/ Bie zjarr i madh në Universitetin e Tuscia-s, laboratorët të mbushur me substanca kimike

4 Qershor 2025, 15:27 | Përditesimi: 4 Qershor 2025, 15:27

Një zjarr i fuqishëm përfshiu Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Tuscia-s në Viterbo, duke nisur nga çatia me panele fotovoltaike dhe përfshirë laboratorin ku ruheshin lëndë të ndezshme. Nuk pati të lënduar seriozë, por u evakuuan banorë dhe një hotel për shkak të tymit të dendur, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit janë në vazhdim. Autoritetet rajonale dhe qeveritare shprehën mbështetje dhe premtuan ndihmë për rindërtimin dhe rifillimin sa më të shpejtë të aktiviteteve universitare.

r.k./Shqiptarja.com