Itali, konferencë për zhvillimin e porteve të Adriatikut! Rajoni i Pulias, Shqipëria dhe Mali i Zi firmosin për të vijuar bashkëpunimin

24 Nëntor 2023, 22:43

Me qëllim zhvillimin e urave të bashkëpunimit mes porteve në Adriatikun e poshtëm, pjesë e projekteve të Bashkimit Evropian, u zhvillua në Bari një konferencë, ku pjesë ishin dhe përfaqësues të Autoritetit Portual të Durrësit.