Itali, nga mesi i tetorit çertifikata e shëndetit bëhet e detyrueshme për punonjësit e të gjitha sektorëve

15 Shtator 2021, 14:05

Ditën  e enjte qeveria italiane do të prezantojë dekretin ri në lidhje me funksionimin e Certifikatës së Shëndetit, e cila do të hyjë në fuqi më 10 ose 15 tetor. Rajonet i kanë dhënë dritën jeshile nismës së qeverisë, duke përfshirë tanimë në detyrimin për pasjen e një certifikate shëndeti edhe për punonjësit e kompanive private.

Në dekretin e miratuar javën e kaluar, hyrja në fuqi e detyrimit të vaksinimit për punëtorët që kryejnë punë në kompani shtetërore dhe private u caktua për 10 tetor ose 15 tetor për të marrë të paktën njërën dozë.