Itali/ Vrau vajzën dhe burrin që dyshonte se e tradhtonte gruaja, avokatët e Taulant Malaj: Donte të bënte deklarata, por shpërtheu në lot për vajzën

10 Maj 2023, 16:06

4 ditë pas krimit të rëndë shqiptari Taulant Malaj ka kuptuar se çfarë ka bërë duke u shkrehur në lot në seancën e parë ku iu komunikua arresti me burg dhe rimarrja e dëshmisë. Sipas avokatëve shqiptari ndodhet në gjendje të rënduar. Tre video të tjera janë marrë nga kamerat e shtëpisë për të cilat avokatët thonë e Malaj nuk ka dashur ta vrasë djalin 5 vjeç dhe fëmija nuk ishte i fshehur pas divanit.