Italia mes ekstremeve të motit, pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme! 6 viktima pas stuhive në veri dhe zjarreve në jug

26 Korrik 2023, 13:08

Italia gjendet në një situatë tejet të vështirë ku veriu është në luftë me stuhitë e ndërsa jugu me zjarret. Si pasojë e motit të keq, 6 persona kanë humbur jetën, 5 prej tyre në jug të Italisë.