Italia miraton masat e reja anti-COVID! Nga 15 tetori, të gjithë punonjësit të pajisur me pasaporta e shëndetit, ose pezullim nga puna

17 Shtator 2021, 13:21

Pas disa ditësh tensionesh Këshilli i Ministrave në Itali  ka miratuar njëzëri dekretin e ri që shtrin përdorimin e Certifikatës së Shëndetit në të gjithë sektorët e punës nga 15 tetori deri më 31 dhjetor.   Një pikë kthese, e cila e sheh Italinë si një pioniere në Evropë. Tani certifikimi është i detyrueshëm për 23 milion njerëz, punonjës në administratën publike, kompani të mëdha dhe të vogla private, të vetëpunësuar si shoferë taksie, kujdestarë fëmijësh, kujdestarë shtëpie. Taksa zbatohet gjithashtu "për të gjithë personat që kryejnë punën ose trajnimin e tyre ose aktivitetet vullnetare në administrata për çfarëdo arsye".