Italia në krizë politike/ Më 20 korrik Draghi para deputetëve, presidenti s’i pranoi dorëheqjen! Ministrat e lëvizjes ‘5 yjet’ mund të tërhiqen nga qeveria

15 Korrik 2022, 15:39

Një votëbesim i dytë të mërkurën, do të përcaktojë fatin e qeverisë italiane të drejtuar nga kryeministri Mario Draghi, i cili paraqiti një ditë më parë dorëheqjen pas bojkotit në Senat të Lëvizjes 5 yjet, pjesëtarë të koalicionit. Dorëheqja e Draghit u refuzua nga presidenti Sergio Matarella. Ndërkohë mediat në Itali raportojnë se para votëbesimit të mërkurën, ministrat e Lëvizjes 5 yjet mund të tërhiqen nga qeveria.