Italianët homazhe Berlusconit në hyrje të vilës së tij, nesër ceremonia e varrimit në katedralen e Milanos

13 Qershor 2023, 16:07

Lule, tabela, flamuj të "Forza Italia" dhe shalle të Milanit janë objektet që qytetarë të shumtë kanë lënë në hyrjen e vilës San Martino, rezidenca e ish kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni. Lideri i “Forca Italia” u nda nga jeta dje në moshën 86-vjeçare në spitalin San Raffaele në. Milano.