Iu bë atentat, momenti kur Gjin Guri arrestohet në 2015 pasi hapi zjarr ndaj policisë në aksionin anti-kanabis

27 Shtator 2023, 19:56

Në Malin e Shoshit si pasojë e të shtënave, mbrëmjen e kësaj të mërkure, ka humbur jetën Zef Guri dhe mbeti i plagosur. Shqiptarja.com risjell një video kur Gjin Guri arrestohet nga policia në 2015 pasi shkëmbeu zjarr me policinë në një aksion antikanabis në Dukagjin. Arrestimi u bë i mundur në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve.