Iu bë atentat/ Spiro Iljadhi pronar i 'Orange', një prej lokaleve më të njohura në Sarandë! Sapo kishte hapur një tjetër në Ksamil! Nga Noizy, Ledri, Gena... argëtim me këngëtarët më të njohur

20 Qershor 2021, 11:21

Bzinesmeni 35 vjeçar, Spiro Iljadhi i cili u qëllua mëngjesin e sotëm me 20 plumba është pronar i një prej lokaleve më të njohura  dhe më të frekuentuara në Sarandë “Bar Orange”.

Nga një vëzhgim në faqen e lokalit në rrjete sociale bie në sy numri i lartë i personave që e frekuentojnë dhe të ftuarit specialë të cilët janë disa prej këngëtarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për reperët Noizy, Ledri Vula, Majk, edhe Gena.

“Bar Orange” ndodhet në rrugën Turizëm-Kanali Cukës, në qendër të qytetit bregdetar. Festa, muzikë, rini, alkool, duket se ka në këtë lokal.

Spiro Iljadhi disa ditë më parë kishte hapur një degë të lokalit në Ksamil të quajtur “Orange Pizza & Grill Lounge”. Në inagurmin e lokalit vihet re se kanë qenë aktorë të njohur të humorit.

Deri më tani lidhur me atentatin ndaj tij nuk ka një pistë hetimi na policia, por nuk mund të përjashtohet ajo për shkak të konkurencës.