Iu ekzekutua burri, bashkëshortja del serish për mediat: Nuk e ka bërë as fisi Bajri, kush e vrau e di vetëm 15-vjeçari

18 Maj 2021, 15:24 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 15:26:16

Nuk kaluan disa orë dhe bashkëshortja e Endri Mustafës reagoi sërish. Këtë radhë për të përjashtuar nga autorësia e vrasjes, persona të fisit Bajri, që janë kundërshtarë me Licajt. Ingrid Mustafa iu drejtua prokurorit të Përgjithshëm dhe policisë se të vërtetën e di vetëm 15-vjeçari.

"Na ka marrë fisi i Bajrave dhe na kanë thënë që ne nuk kemi lidhje me ngjarjen. Mediat janë duke na hapur fjalë shumë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë këtë gjë. Vetëm një gjë dimë, dhe është që djali që ndodhet pas shtëpisë sonë, që po rri në shtëpi e di se çfarë ka ndodhur. Policia e zgjidh vetëm me atë. Ne s'kemi pasur marrëdhënie me asnjë prej fiseve.

Që burri im është vrarë për njërin fis apo për fisin tjetër kjo nuk është e vërtetë. Po na hapin fjalë shumë dhe kjo nuk është e drejtë. Policia dhe Kryeprokurori Olsjan Çela të kapin personin që e ka liruar policia sepse vetë ai e di ngjarjen se çfarë ka ndodhur. Burri im nuk ka pasur lidhje me asnjërin prej fiseve", tha ajo.

  •