Iu gjetën 5 doza kanabis në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij

24 Korrik 2021, 12:20

ELBASAN-Djali i ish-liderit të dhjetorit që mban edhe emrin e tij, Azem Hajdari u arrestua nga policia mbrëmjen e së premtes, pasi në makinën ku ai udhëtonte policia gjeti kanabis.

Ngjarja rrodhi gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore në aksin Elbasan-Metalurgji ku gjatë kontrollot në automjetin "Audi", u gjetën 5 doza cannabis sativa.